Policia e Kosovës njoftoi se një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i tha KOHËS se ekipet policore janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe aktualisht s’ka detaje të tjera.
“Mund t'ua konfirmojmë se ekipi i emergjencës ka konstatuar se personi i gjetur në veturë është pa shenja jete ndërsa për informata tjera ju njoftojmë më vonë, ngase ekipet veçse janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Graishtës.
KOHA po pret informatat të detajuara.