Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një 79-vjeçar në Skenderaj, dyshohet për vetëvrasje

Një 79-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt, mëngjesin e së premtes.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili ka thënë se vdekja po cilësohet si e dyshimtë.

“Sot, rreth orës 06:30, është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zaiti.

KOHA ka mësuar jozyrtarisht si i ndjeri ka kryer vetëvrasje.