Një 22-vjeçar i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur sot në fshatin Banjë të Pejës.
Siç ka bërë të ditur për Kohën, zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
“Rreth orës 11:55 minuta policia është njoftuar se një person në fshatin Banjë të Pejës është gjetur pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar ndërkaq policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.