Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në Banjë të Istogut.
Lajmin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Rreth orës 7:15 në fshatin Banjë të Istogut një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka bërë të ditur Gashi.