Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur në veturë një burrë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Prizren është gjetur i vdekur në veturë.

Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, vdekja e tij është konstatuar nga mjeku përgjegjës, derisa rasti po vazhdon të hetohet.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në veturë, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurori të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.