Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur në rrugë një burrë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq është raportuar për vdekjen e një burri.

Në raportin policor thuhet se viktima ishte gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.