Është gjetur i vdekur të enjten në banesën e tij, një person në Prizren i cili jetonte i vetëm, ka njoftuar Policia e Kosovës të premten.
Sipas njoftimit, trupi i pajetë i tij është dërguar për Obduksion.
“Me 31.03.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovari, i cili ka jetuar i vetëm, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.