Në fshatin Metehi në Podujevë një person është gjetur i varur në shtëpinë e tij.
“Vdekja është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e sotëm policor, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar.