Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marinëz të Fierit, ku familjarët kanë gjetur një 41-vjeçar të vetëvarur në kasollen pranë banesës.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë lokale.
Sipas tyre, viktima kishte shfaqur shenja depresive. Pas kësaj, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për vlerësim.