Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetëvritet një person në Malishevë

Një person është gjetur i varur në litarë dhe pa shenja jete në shtëpinë e tij në Malishevë.

Policia ka njoftuar se familjarët e tij e sollën viktimën pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës.

“I njëjti sipas familjarëve, ishte gjetur i varur me litar në shkallët e katit të dytë të shtëpisë së tij. Patrullat policore dhe njësia e hetimeve rajonale – Gjakovë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë, dërgohet në mjekësinë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm