Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet i vdekur në një objekt biznesi në Malishevë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur brenda objektit të një biznesi familjar në fshatin Mleqan të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:20.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

Elezaj ka shtuar se me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore.