Një trup i pajetë është gjetur i groposur të hënën në fshatin Baicë të Lipjanit.
Policia ka njoftuar se trupi është ende i paidentifikuar.
Bazuar në rrethanat fillestare, policia thotë se dyshohet për vrasje të rëndë.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja Flora Ahmeti.
Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër dëshmitarë intervistohen për vrasjen e rëndë në Lipjan
-
Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës dyshohet për shenja dhune
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
-
Një person gjendet i vdekur në një shtëpi të pabanuar në Lipjan
-
Gjendet pa shenja jete në Livoç personi që u raportua i zhdukur një ditë më parë