Një person është gjetur i vdekur në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha KOHËS se viktima është gjetur në shtëpinë e tij nga familjarët të martën, ndërsa janë nisur hetimet mbi ngjarjen.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Gashi.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
Artikuj të ngjashëm