Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Pejë

Shiriti i policisë

Foto: Ilustrim

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Pejë të enjten.

Policia po e heton vdekjen dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur viktimën femër kosovare në shtëpi pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, po ashtu lidhur me rastin kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.