Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet e dhunuar e mitura nga Vitia, u raportua e zhdukur ditë më parë

Një vajzë e mitur nga Vitia është dhunuar nga një person i dyshuar. Policia ka njoftuar se e mitura ishte raportuar e zhdukur ditë më parë, derisa është gjetur të premten.

“Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik”, thuhet në njoftimin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.