Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet 13-vjeçari i zhdukur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se e ka gjetur 13-vjeçarin Ender Cahani në Prizren i cili është raportuar i zhdukur nga familjarët që nga 8 dhjetori.

Policia ka theksuar se gjetja e 13-vjeçarit është bërë falë ndihmës së qytetarëve, të cilët kanë njoftuar autoritetet për vendndodhjen e viktimës.

13-vjeçari është intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe më pas është dërguar në Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij. Siç njofton Policia, ai është marrë nga familjarët e tij.

Policia në fund ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim.

Artikuj të ngjashëm