Dy shtetase të Ukrainës janë gjetur të vdekura në Tiranë. Viktimat janë të moshës 25 dhe 40 vjeçe.
“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike”, ka njoftuar policia.
Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe ekspertimeve biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tch
Artikuj të ngjashëm
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit
-
Gjendet e vdekur një 31-vjeçare nga Kosova në një hotel në Durrës
-
Vazhdojnë sulmet në Ukrainë dhe Rusi në prag të bisedimeve të paqes në Gjenevë
-
Dy persona gjenden të vdekur në një vilë në Pejë