Në fshatin Kishnicë, Graçanicë, dje një mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësia policore është duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa janë njoftuar njësitë përkatëse që merren me trajtimin e mjeteve shpërthyese, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo dje, në Rimanishtë, Prishtinë, njëri ka informuar se ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet i KFOR-it dhe FSK-së, kanë bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes pa ndonjë incident.
Edhe në fshatin Fshaj, Gjakovë , dje një mashkull shqiptar shtetas i Gjermanisë ka informuar se në lumin Drini i Bardhë, kishte gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident.