Kronikë

Gjenden dy të vdekur, një në Shtime e tjetri në Brezovicë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjeve, një në Shtime dhe tjetrën në Brezovicë.

Policia njoftoi se në Shtime u gjet i vdekur një burrë, ndërsa se në Brezovicë u gjet një trup tjetër i pajetë në shtëpinë e tij.

Trupat e tyre janë dërguar për obduksion.

Rastet:

Shtime, 14.10.2021 – 06:27. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Brezovicë, 14.10.2021 – 15:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.