Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Rahovec

Një person ka raportuar policinë se në oborrin e tij ka gjetur dy mjete të pashpërthyera të llojit A-4-, përkatësisht granata dore.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara, shkruan në raportin e sotëm të policisë, transmeton Koha.net.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Boraqka” në Rahovec.

Artikuj të ngjashëm