Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të lënduar në një aksident në Deçan

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime truprore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Pozhar të Deçanit, të hënën.

Pesë burra dhe një grua janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Nuk është raportuar se si kishte ardhur deri tek aksidenti.

Artikuj të ngjashëm