Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të arrestuar për vjedhje në “Bechtel-Enka”

Janë arrestuar gjashtë persona në Han të Elezit nën dyshimin për disa raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në punishtet e kompanisë “Bechtel-Enka” muajve të fundit.

Policia ka njoftuar se të arrestuar janë K.T 35 vjeç, N.K. 30 vjeç, D.K. 23 vjeç, M.K. 38 vjeç, E.R. 20 vjeç dhe H.L. 40 vjeç.

Ata dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe në vazhdimësi kanë kryer vjedhjen e derivateve dhe materialeve tjera në punishtet e kompanisë “Bechtel-Enka”.

Sot hetuesit policorë kanë bërë kontrollimin e gjashtë lokacioneve të ndryshme në komunën e Hanit të Elezit ,ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:

-400 litra derivate

-një bure e metaltë

-35 bidonë plastike për derivate

-pompa dhe gypa plastikë për nxjerrjen e derivateve nga rezervuari

-si dhe një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm