Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Han të Elezit të mërkurën, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje.
Autoritetet njoftojnë se të dyshuarit S.R. 26-vjeçar dhe N.R., 21-vjeçar, kanë vjedhur 150 metra kabllo elektrike, 4 akumulatorë makinash, 20 pjesë nga 3 metra të çelikut dhe rreth 200 litra derivate të naftës.
Vepra thuhet se ka ndodhur të mërkurën (23 mars) në orën 02:15, në afërsi të punishtes së Hekurudhave të Kosovës, te vendi i quajtur “Ura e Kashanit”.
“Policia, të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
-
Tre të arrestuar për vjedhje në terminalin doganor në Han të Elezit
-
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të kabllove në Ferizaj
-
Vodhën kabllo në hapësirat e PTK-së, arrestohen të dyshuarit
-
Arrestohen dy persona në Obiliq, dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë nga një kamion
-
Vidhen 200 kg kabllo në termocentralin “Kosova A”