Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Ferizaj për vjedhje të rëndë.
Sipas komunikatës për media, vjedhja është kryer në shkollën e mjekësisë e cila është në ndërtim.
Në lidhje me Policia në flagrancë ka kapur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur kabllo të instalimit elektrik të objektit.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, përkatësisht në Njësinë e Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit: F.K i moshës 29-vjeçare, E.P i moshës 21-vjeçare dhe M.A i moshës 20-vjeçare janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Vjedhje e rëndë" .
Vlera e dëmit sipas ankuesit përllogaritet të jetë 20 mijë euro.
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market
-
Arrestohen dy 16-vjeçarë për vjedhje në Ferizaj
-
Arrestohen 3 persona në Ferizaj, një për vjedhje e dy sepse penguan policët në arrestimin e tij
-
Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj