Dy persona me inicialet H.G. dhe B.G. 34 vjeç, janë arrestuar në Kaçanik gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 300 litra naftë.
Gjatë kontrollit të të dyshuarve, policia e Kosovës në veturat e tyre ka gjetur disa bidonë me derivate të naftës, prejardhjen e së cilës nuk e kanë treguar, raporton KTV.
Më herët ishte dyshuar se në mënyrë të organizuar po vidheshin derivatet e naftës nga makineritë e rënda të kompanisë Bektel Enka, e cila aktualisht është e stacionuar në zonën e Kaçanikut aty ku po punohet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup.
Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit i ka dërguar në mbajtje të dyshuarit për 48 orë, ndërkaq hetimet për rastin vazhdojnë.
-
Arrestohen dy persona në Obiliq, dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë nga një kamion
-
Kapen duke vjedhur naftë në Kamenicë, arrestohen tre të dyshuar
-
Një 25-vjeçar e një 61-vjeçar vodhën sot në mëngjes naftë, arrestohen
-
Kapen 1566 litra naftë të kontrabanduara në Kaçanik
-
7 të arrestuar për vjedhje të 400 litrave naftë