Në 48 orët e fundit, gjashtë gra janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre.
Katër nga rastet kanë ndodhur vetëm gjatë ditës së diele e dy të tjera të shtunën.
Nga raporti i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pesë persona janë arrestuar, ndërsa tri gra kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.
Rastet e raportuara:
Gllogoc 17.01.2021-00:38. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 17.01.2021-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 17.01.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Ferizaj 16.01.2020-01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prizren 17.01.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Skenderaj 16.01.2021-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.