Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjakovë, tre persona përleshen në komunikacion

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë përleshur mes vete të premten.

Deri te përleshja dyshohet se ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve në komunikacion.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë”, ka njoftuar Policia të shtunën.

Një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.