Ndaj tre personave është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, pasi dyshohet se kanë futur telefona mobilë në vlerë prej 72 mijë eurosh, duke iu shmangur doganës, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.
Sipas njoftimit, të arrestuarit S.E., Y.E. dhe R.E., dyshohen për kontrabandim të mallrave e shmangie të pagesës së detyrueshme doganore.
Dëmi që dyshohet se ia shkaktuar buxhetit të shtetit është në vlerë 72 mijë euro, ndërsa shmangiet doganore mbi 21 mijë e 500 euro.
Prokuroria ka njoftuar se do të paraqesë kërkesë për masën e paraburgimit ndaj tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen tre të dyshuar, konfiskohen 70 mijë euro mallra
-
Tentim-kontrabande në Aeroport: Dy persona kapen me telefona e 36 mijë euro
-
Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve në Prizren për shmangie nga pagesat doganore
-
Tre të ndaluar për kapjen e 1 milion eurove në Merdar
-
Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar