Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fut në aparat të lojërave të fatit 500 euro fals, arrestohet

Foto: Ilustrim

Dje në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se në një lokal të lojërave të fatit në një aparat kishte futur në qarkullim një kartëmonedhë në vlerë 500€ e cila dyshohet të jete e falsifikuar.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 24 kartëmonedha në vlerë nga 500€ gjithsej 12.000€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në mbajtje.