Në kuadër të operacioneve të pastrimit të fushëbetejave, pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit (EOD) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjatë javës së kaluar kanë gjetur mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera në Parkun e Lirisë në Ferizaj.
FSK thotë se pas sigurimit të zonës është bërë transportimi i këtyre mjeteve në poligonin e Harilaqit, të cilat janë demoluar nga pjesëtarët e EDO-së të FSK-së dhe ata të EOD-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Për vite me radhë, Kompania e Deminimit ka qenë e angazhuar në pastrimin e fushave të kontaminuar me mjete të pashpërthyera, ku janë kryer operacione deminimi në pastrimin e shumë fushëbetejave. Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e Deiminimit, vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë së qytetarëve ndaj mjeteve të pashpërthyera, dhe i lut qytetarët e Republikës së Kosovës që nëse hasin në ndonjë mjetë të dyshimtë të raportojnë tek organet e sigurisë”, thuhet në njoftim./KsP/
-
FSK-ja nis punën për çminimin e zonave me mjete eksplozive
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Harilaq të Lipjanit, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja
-
KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në Ferizaj, e FSK-ja një tjetër në Gjakovë
-
Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj
-
FSK-ja largon një mjet shpërthyes në Shtime, dyshohet se ishte nga Lufta e Dytë Botërore