Një burrë është arrestuar dje në Podujevë pasi kishte festuar me armë zjarri në një aheng familjar.
Me këtë rast është konfiskuar një pistoletë me gaz, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, i cili në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri, nga i njëjti si dëshmi është konfiskuar një pistoletë me gaz, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e fishekut”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë
-
Gjashtë raste të gjuajtjes me armë në ahengje brenda 24 orëve
-
Shtiu me armë në aheng, burri nga Vushtrria arrestohet e pastaj lirohet
-
Gjakovë, arrestohet një person, dyshohet se shtiu ma armë në aheng familjar
-
Arrestohet një 66-vjeçar në Vushtrri, gjuajti me armë zjarri në aheng familjar