Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ferizajasi ther me thikë vëllain, arrestohet

therje

Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arrestuar të mërkurën një person të moshës 19-vjeçar në rrugën “Epopeja Jezercit” në Ferizaj, për shkak të dyshimit se ka therë me thikë vëllain e tij, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas njoftimit, të mërkurën rreth orës 12:40, Policia ka pranuar një informacion nga Qendra Emergjente në Ferizaj, se një person është duke u trajtuar, për shkak të një lëndimi trupor.

Policia e rendit menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një lëndim trupor me mjet të thikë.

“Në lidhje me këtë hetuesit e stacionit, sektori i dhunës në familje i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.I (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje me vëllain e tij, këtij të fundit i shkakton lëndime trupore. Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas deklarimit të tij në polici në lidhje me rastin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm