Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ferizajasi gjen portofolin me mbi 180 euro dhe e dorëzon në Polici

Një qytetar i Ferizajt ka dorëzuar në Polici një portofol të cilin e kishte gjetur në një rrugë, dhe i cili përmbante përveç dokumenteve, edhe qindra euro.

Sipas njoftimit të Policisë, me datën 02.10.2021 rreth orës 15:00 qytetari Imer Zekolli, i moshës 65 vjeç, pensionist, në rrugën "Gjon Serreqi "në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Portofoli i përkiste Lirie Beqirit, e moshës 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute.

Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronares Lirie Beqirit i kthehen paratë 182.50 euro dhe dokumentet e saj.