Një qytetar nga Ferizaj të hënën ka dorëzuar në Polici një portofol me para dhe dokumente, të cilin e ka gjetur para Emergjencës Primare në këtë komunë. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, më pas ky portofol i është kthyer pronarit.
Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur pak para mesnatës. Qytetari 21-vjeçar, Osman Lohaj, ishte personi që ka gjetur portofolin e që e ka dorëzuar në Polici, ndërsa Çlirim Asllani ishte pronari.
Kthimi i parave dhe dokumenteve, sipas njoftimit, është bërë në prani të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferizajasi gjen portofolin me mbi 180 euro dhe e dorëzon në Polici
-
Ferizaj, tre fëmijë dorëzojnë në polici një portofol me para e dokumente
-
Një 10-vjeçar dorëzon në Polici portofolin me mbi 1 mijë euro
-
Qytetari nga Shtimja dorëzon në Polici portofolin me një shumë të konsiderueshme parash
-
Qytetari në Prizren dorëzon në Polici portofolin me të holla që e gjeti në rrugë