Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ferizajasi e jep për borxh veturën që e mori nga dikush tjetër, arrestohet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të premten një të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se SH.L., i moshës 36 vjeç, pasi kishte marrë në shërbim një veturë, ia kishte dhënë në kompensim personit tjetër për një borxh.

“Policët hetues pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot me datë 13.01.2023 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin SH.L ( M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë ia kishte dhënë në kompensim personit tjetër për një borxh, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme.