Familja e 30-vjeçarit Arben Beselica nga Prishtina ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi janë bërë më shumë se 24 orë që kur kanë humbur kontaktet me të riun.
Familja nuk ka dyshime se ku mund të jetë zhdukur 30-vjeçari.
Kushdo që e ka parë Arben Beselicën mund ta lajmërojë familjen në numrin e telefonit: 049/482-024.
Policia ka thënë se rasti është raportuar dhe se njësitet e saj po merren me të.
“Është raportuar në polici rasti për një person të zhdukur, njësitet përkatëse po merren me rastin”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.