Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjendet 30-vjeçari që u raportua i zhdukur

polic

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se është gjetur Arben Beselica, që ditë më parë u raportua i zhdukur.

Nëpërmjet Facebookut, Shoqata ka bërë të ditur se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas angazhimit të pandërprerë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga Data 08.10.2023. Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

“Policia e Kosovës në Gjilan sot në orët e pas ditës e ka taku personin M/Sh/K i cili në Prishtinë ishte lajmëruar i zhdukur. Personi në fjalë është dërguar në Spitalin rajonal dhe në bazë të raportit të mjekut i, njëjti është me gjendje stabile shëndetësore. Janë kontaktuar Policia e Kosovës në Prishtinë të cilët e kanë marrë personin e gjetur dhe vazhdojnë me procedurat e mëtejme për t’u ditë rrethanat se ku ka qëndruar gjatë këtyre ditëve”, thuhet në njoftimin policor për KOHËN.

Edhe Familja kërkon ndihmë për ta gjetur 30-vjeçarin nga Prishtina Kronikë Familja kërkon ndihmë për ta gjetur 30-vjeçarin nga Prishtina