Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarr i madh në Veternik, digjen 8 vetura

Një zjarr i madh ka shpërthyer të hënën në mesditë në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për KOHËN.

Sipas policisë, zjarrfikësit kanë lokalizuar shpejt zjarrin, por janë dëmtuar disa vetura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive", thuhet në njoftimin e Policisë për KOHËN.