Është zgjatur masa e paraburgimit ndaj Enver Sekiraqës, që është arrestuar me urdhër të Gjykatës së Apelit më 20 tetor, raporton Koha Ditore.
Rasti i tij është rikthyer në gjykim. Ky është njoftimi nga Gjykata e Apelit:
Është zgjatur masa e paraburgimit ndaj te pandehurit Enver Sekiraqa, i cili ishte arrestuar me urdhër te Gjykates së Apelit me 20 Tetor, 2017. Masa e paraburgimit do te shqyrtohet në pajtim me Nenin 193, paragrafi 2 i Kodit te Procedurës Penale, nga gjykata e shkallës së parë, me rastin e rigjykimit të kësaj çështje. Palët në procedurë do te njoftohen në mënyrë të rregullt.
Fotografia që ia pa sherrin Enver Sekiraqa
Sekiraqa ishte lëshuar në arrest shtëpiak një ditë para arrestimit të sërishëm, pasi kishte shkelur disa ndalesa që gjykata ia kishte caktuar. Ai është i dënuar me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje që po kërkohej nga Danimarka
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte, Zoran Stankoviq
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë
-
Deklarohen të pafajshëm gjashtë të akuzuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika