I akuzuari për nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa, sot është liruar nga paraburgimi.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e ka konfirmuar lajmin për KOHËN. Ajo ka thënë se i është zëvendësuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak për dy muaj.
“Enver Sekiraqës i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe tani ai është në arrest shtëpiak për dy muaj”, tha ajo.
Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim, pasi që Gjykata e shpalli atë fajtor për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, vendim ky që u kthye në rigjykim. Riza ishte vrarë në vitin 2007 në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohet nga akuza për krime lufte, Dragan Ristiq
-
Deklarohen të pafajshëm gjashtë të akuzuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika
-
Tentim vrasja me veturë në “Kodrën e Trimave”, një person në paraburgim e 4 lirohen
-
Prokurori i dyshuar për ryshfet Beqë Shala lirohet nga paraburgimi, i caktohet arrest shtëpiak
-
Babai i Triumf Rizës: Sistemi gjyqësor na vrau edhe njëherë djalin