Një 62-vjeçar u ekzekutua me arme zjarri teksa vraponte me të birin në pistën e vrapimit tek liqeni artificial.
Dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar nga dëshmitarët okularë, i kishin zënë pritë dhe qëlluan mbi 62 vjeçarin me inicialet H.B. dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
I identifikuari si ekzekutor është me banim në Fier dhe kishte konflikt me viktimën. Policia saktësoi në një deklaratë për shtyp se ngjarja ndodhi në orën 18.15 minuta, dhe u lajmërua në sallën operative për të shtëna me armë zjarri në parkun e liqenit artificial të Tiranës, raporton Tch.
Policia ka ngritur menjëherë postblloqe për të kapur autorët e dyshuar të ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar dhjetëra dëshmitarë okularë mes të cilëve edhe të birin e viktimës, i cili ka parë të gjithë skenën e krimit.
-
Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari te liqeni artificial në Tiranë
-
Një i vrarë dhe një i plagosur afër aeroportit të Rinasit në Shqipëri
-
Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë
-
78-vjeçari vret me bastun 82-vjeçarin në Tiranë
-
Pas tetë orë negociatash, 62-vjeçari vritet nga forcat speciale shqiptare