Policia informoi mbrëmë në ora 19:12 ka marrë informacion se në rrugën "Pavarësia" në fshatin Skivjan në rrugën në drejtim të Gjakovës ndodhi një aksident trafiku me fatalitet.
Në aksident janë përfshirë një ekskavator i cili ka qenë në lëvizje dhe një pedestant, fëmijë i moshës 12 vjeçare.
Për pasojë, 12-vjeçari ka humbur jetën.
Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësorët kanë dal në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbajtur në ndalim të policisë, ndërsa trupi i pa jetës i është kthyer familjarëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Skivjan të Gjakovës
-
Vdes një 49-vjeçar në një vetaksident në Gjakovë
-
Vdiq këmbësori që u aksidentua nga i mituri në Podujevë
-
Shpejtësia, shkak i aksidentit ku mbeti i vdekur 12-vjeçari
-
Vdes personi që u aksidentua në fillim të javës në Skivjan të Gjakovës