Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Edhe Presidenca konfirmon aksidentin ku u përfshi eskorta e Thaçit

Eskorta e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zinxhiror të komunikacionit në Komoran të Drenasit.

Në këtë aksident, siç bën me dije zyra për informim e Presidencës, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar, raporton Koha.net.

“Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore”, u tha në njoftimin e Presidencës.


Eskorta e Presidentit përfshihet në aksident në Komoran

Eskorta e Presidentit Hashim Thaçi, është përshirë në një aksident trafiku pasditen e së hënës.

Edhe Disa të lënduar në një aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë Kronikë 9 muaj më parë Disa të lënduar në një aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Sipas Policisë, nga aksidenti nuk ka të lënduar, po vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 15:00 është raportuar një aksident trafiku pa lëndime por me dëme materiale, në rrugë Prishtinë-Pejë, afër Kroit të Mbretit në Komoran. Njësitet policore kanë dalë në vendin e aksidentit për të kryer procedurat e parapara për vend-shiqim. Pas kryerjes së procedurave, në kohë optimale, rruga është lëshuar për qarkullim normal”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.