Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Edhe dy të arrestuar në aksionin që lidhet me rastin “Karaçeva”, totali shkon në 61

Edhe dy persona të tjerë janë arrestuar të premten në vazhdimin e aksionit “Karaçeva”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Të enjten ishin arrestuar 22 persona, ndërsa me dy të fundit tani totali i të arrestuarve për rastin “Karaçeva” ka shkuar në 61.

Në dy ditët e fundit, Policia e Kosovës aksioni “Karaçeva” ishte zgjeruar në disa rajone të Kosovës, përfshirë Gjilanin, Ferizajn, Prizrenin, Podujevën, Pejën, Suharekën e Vitinë.

Të arrestuarit dyshohen për kontrabandim me mallra e bixhoz të paligjshëm.