Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Edhe bëri kundërvajtje në komunikacion, edhe sulmoi policinë

Drejtuesit e automjeteve jo rrallë reagojnë pa kontroll ndaj policëve, që përgjigjen për rend në komunikacion. Kështu i ka ndodhur dje edhe një shoferi në Fushë-Kosovë, të cilit për mosrespektim të rregullave iu shqiptua tiketë nga policia.

“Ppas shqiptimit të një kundërvajtje në trafik nga policia, i dyshuari mashkull, K/shqiptar, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor mashkull, po ashtu K/shqiptar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.