Katër persona kanë rrëmbyer një person dhe e kanë rrahur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
Policia e Kosovës raporton se të dyshuarit e kanë rrëmbyer këtë person me një veturë gjatë ditës së hënë.
Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuarit të cilëve u janë konfiskuar dy revole me tetë fishekë dhe një thikë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, një predhë dhe një fishek.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për një rast rrëmbimi në Prishtinë
-
Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë – Policia nis hetimet
-
Një person raporton se u rrëmbye në Prishtinë
-
Arrestohen katër persona që u përfshinë në një rrahje në Prishtinë