Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E mitura raporton se u sulmua seksualisht nga tre persona

Një e mitur ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga tre persona më 2 nëntor në Podujevë.

Policia ka njoftuar Qendrën për Punë Sociale lidhur me rastin.

Ndërkohë, ka nisur hetimin.

“Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.