Një grua është lënduar në Prishtinë, pasi një e mitur dyshohet se e ka goditur me veturë në trotuar.
Policia njoftoi të dielën se rasti ka ndodhur më 8 tetor, ku viktima ka pësuar lëndime të rënda në këmbë. E dyshuara, pas intervistimit, është liruar me vendim të prokurorit, në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”.
“Viktima kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuar nga e dyshuara femër (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.