Dje në rrugën “Gjon Sereqi”, ka ndodhur një sulm fizik, autori i së cilës ende s’është kapur.
Një person ka raportuar në polici, se një mashkull që mbante kapelë në kokë, por nuk e njeh, e ka goditur fillimisht me tullë në kokë e më pas me thikë në trup.
Menjëherë thotë se është larguar në drejtim të panjohur.
Policia thotë se është duke e hetuar rastin.