Një mosmarrëveshje familjare mes vëllezërve në Rahovec i ka kushtuar njërit prej tyre.
Me shishe qelqi e ka goditur në kokë, për çka i është dashur tretman mjekësor. Policia thotë se nuk ka arritur ta gjejë në shtëpi sulmuesin.
Ngjarja ka ndodhur në një familje serbe në Rahovec, më 26.08.2017-18:15.
“Viktima mashkull K-Serb ka raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare i dyshuari mashkull K-Serb vëllai e tij e ka sulmuar me një shishe te qelqit ne kokë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur ne shtëpi . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh, përcjell koha.net.
Artikuj të ngjashëm